Delegacioni nga Rusia i paraqiti për diskutim komitetit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së projektrezolutën, e cila dënon heroizimin e nazizmit dhe përdhosjen e monumenteve të luftëtarëve kundër nazizmit. Shqyrtimi dhe miratimi i rezolutës në mbledhjen plenare të Asamblesë është planifikuar të zhvillohet aty nga mesi i dhjetorit. Më parë Rusia mëse një herë ka dalë me kritikë të ashpër politike dhe veprimet e autoriteteve të një sërë vendesh, ndër të tjera, Estonia dhe Letonia për lavdërimin e bashkëpunëtorëve të nazizmit.