Presidenti i Federatës Ruse filloi vizitën e vet në Seul. Negociatat e tij me udhëheqjen e Koresë së Jugut i kushtohen bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Sipas përfundimeve të tyre, njoftuan në Kremlin, do të nënshkruhen më shumë se 20 dokumente, ndër të tjera Harta Rrugore e furnizimit të gazit rus në Republikën e Koresë. Dimitri Medvediev do të takoket gjithashtu me sipërmarrësit dhe do të marrë pjesë në “Dialogun e shoqatave civile”, kanal i ri i komunikimit të të rinjve, të krijuar nga studentët e dy vendeve. Më 11-12 nëntor Medvediev do të përfaqësojë Rusinë në samitin e “G-20”-shes në Seul.