Rusia del për një bashkëpunim në format të gjerë me pjesëmarrjen e Republikës së Koresë dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë, deklaroi Medvediev. Sipas fjalëve të tij, bashkëveprimi në format tripalësh duhet të drejtohet për realizimin e projekteve ekonomike si në territorin e Rusisë, ashtu dhe në Gadishullin Korean: ndërtimi i gazsjellësit, ngritja e linjave të tensionit të lartë, bashkimi i rrugës hekurudhore Transkoreane me atë Transiberiane. Dimitri Medvediev vuri në dukje, se bashkëpunimi është i mundur vetëm në kushtet e uljes së tensionit në Gadishullin e Koresë, i cili e prokupon shumë Rusinë.