Zhvillimi i sektorit inovativ është drejtim prioritar i bashkëpunimit të Rusisë dhe Finlandës, deklaroi Dimitri Medvediev mbi bazë të rezultateve të negociatave të zhvilluara në Moskë me Presidenten e Finlandës Tarja Kaarina Halonen. Sipas fjalëve të tij, inovacionet dhe modernizimi i ekonomisë ishin në qendër të vemendjes së negociatave. Medvediev vuri në dukje me kënaqësi, se “në ekonominë ruse është grumbulluar një vëllim i konsiderueshëm investimesh të drejtpërdrejta finlandeze”. Është për tu vënë në pah edhe fakti, se lidhjet tregtaro-ekonomike të të dy vendeve po zhvillohen në mënyrë dinamike, kurse Rusia zë vëndin e parë në botë midis partnerëve tregtarë të Finlandës, tha Dimitri Medvediev.