MPJ e Rusisë doli me thirrjen drejtuar Izraelit për tu përmbajtur nga ndërtimi i qendrave koloniale të banimit në Jerusalemin Lindor. Përveç kësaj, sipas mendimit të Ministrisë së Jashtme, dialogu palestinezo-izraelit mbetet e vetmja rrugë për arritjen e rregullimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Në këtë mënyrë MPJ e Federatës Ruse reagoi ndaj deklaratës së autoriteteve të Izraelit mbi synimin për të ndërtuar më tepër se njëmijë banesa në Jerusalemin Lindor.