10 persona do të regjistrohen si kandidatë për në zgjedhjet preidenciale në Bjellorusi, njoftoi Sekretari i KQZ-së Nikollai Llozovik. Sipas rezultateve të verifikimit të nënshkrimeve, barrierën 100-mijëshe e kapërcyen 10 prej 11 kandidatëve të paraqitur, tha Llozovik. Shumica e firmave të paraqitura nga njëri prej kandidatëve u pranuan si të falsifikuara. Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi do të zhvillohen më 19 dhjetor.