Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore mund të çojë në një rrotullim të ri të spiralit të krizës ushqimore botërore. I tillë është konkluzioni i ekspertëve të OKB-së të cilët monitorojnë situatën në tregjet botërore të produkteve bujqësore. Specialistët, në radhë të parë, flasin mbi deficitin e grurit. Vërtet, viti i disfavorshëm me të korrat në Rusi, Ukrainë dhe Kazakistan, vende këto në të cilat prodhohet deri në 26% e gjithë drithërave botërore, i ngriti çmimet për këtë produkt deri në 50%. E megjithatë, llogaritjet e bëra tregojnë se drithërat e mbledhura do të mjaftojnë për plotësimin e nevojave të brendshme dhe se do të mbeten bile edhe për eksport. Siç mendojnë specialistët rusë, gjithçka do të varet nga korrjet e vitit të ardhshëm. Ja se ç’tha për radiostacionin “Zëri i Rusisë” Nën/Presidenti i Akademisë Ruse të Bujqësisë Vladimir Fisinin: “- Tek ne edhe përpara 2010-ës ka patur vite kur janë marrë të korra jo fort të larta. Përsa i përket Rusisë, duhet thënë, se të korrat e grumbulluara gjatë kësaj vere tmerrësisht të thatë janë plotësisht të mjaftueshme që vendi të sigurohet me produkte ushqimore dhe bile të mbeten edhe për vitin tjetër”, tha Vladimir Fisinin. Ai mendon se konkluzionet e ekspertëve të OKB-së janë si tepër pesimiste. Në kushtet kur në botë vuajnë realisht nga uria rreth 1 miliard veta, e vetmja rrugëdalje është miratimi i programit botëror të financimit të bujqësisë në vendet në zhvillim. Sipas llogaritjeve të bëra nga Organizata Ushqimore dhe Bujqësore e OKB-së (Food and Agriculture Organization of the United Nacions), minimumi i domosdoshëm financiar për këto vende është 209 miliardë $ në vit. Në këtë dhe e shikon Vladimir Fisinin detyrën e samitit të pritshëm të “G-20” në Korenë e Jugut. Ekonomisti rus Mihaill Hazin pajtohet plotësisht me mendimin se gjithçka do të varet nga të korrat e vitit të ardhshëm. Por ai vëren edhe një shkak tjetër të ngritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore. Kjo është arratia prej aktiveve në dollarë, e cila u shkaktua nga vendimi i Sistemit Federal të Rezervave të SHBA për të rritur emetimin e valutës amerikane: “- Të gjithë përpiqen tu shpëtojnë aktiveve në dollarë dhe marrin vrapin drejt vlerave reale. Ndërsa këto janë nafta, ari, metalet dhe produktet ushqimore. Për këtë arsye dhe po rriten çmimet e ushqimeve. Efekti i krijuar prej vendimit të Sistemit Federal të Rezervave të SHBA, ka mundësi, të mos jetë afatgjatë”, - konkludon Mihaill Hazin. Komunitetit botëror i buhet bashkarisht të merret me rritjen e prodhimit të produkteve ushqimore, përndryshe brezat e ardhshëm do të përballen me problemin real të urisë.