Presidentët e Rusisë dhe Finlandës, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Tarja Kaarina Halonen, në negociatat e tyre në Kremlin vunë në pah intensitetin e pashembullt të kontakteve midis dy vendeve në të gjitha nivelet. Në rendin e ditës së takimit të liderëve të të dy vendeve u përfshinë çështjet e bashkëpunimit dypalësh, në veçanti, në sferën e energjetikës dhe transportit, shkëmbimi i mendimeve në lidhje me problemet e sigurisë europiane dhe anulimit të regjimit të vizave midis Rusisë dhe Bashkimit Europian. Pas qëndrimit të vet në Moskë Halonen do të niset për në Kazan. Në lidhje me këtë Dimitri Medvediev shprehu shpresën, se ky udhëtim do ti lejojë Presidentes së Finlandës të njihet më mirë me vendin.