Tomsk-u u bë qyteti i parë i Rusisë që u pranua në radhët e Shoqatës ndërkombëtare të Rrjetit të qyteteve kryesore aziatike. Në këtë organizatë hyjnë kryesisht kryeqytetet. Këto ditë në Tokio po zhvillohet takimi plenar i radhës i përfaqësuesve të qyteteve të mëdha-anëtare të Rrjetit. Pas anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare në fjalë autoritetet e Tomsk-ut do të përfitojnë mundësi më të mëdha për zhvillimin e bashkëpunimit me vendet aziatike.