Kryqëzori raketor i gardës së Flotës së Oqeanit Paqësor të Rusisë “Variag” hyri me një vizitë 5-ditore jozyrtare në portin koreanojugor Inçhon (Incheon). Në mol rusët i priti Ambasadori i Rusisë në Seul Konstantin Vnukov, atasheu ushtarak dhe oficerët e komandës ushtarake të Forcave ushtarako-detare të Republikës së Koresë. U zhvilluan takimet e marinarëve rusë me përfaqësuesit e komandës ushtarako-detare koreanojugore.