21-vjetori i shembjes së murit të Berlinit  do të kremtohet në Gjermani. I ngritur në gusht të vitit 1961 ai për 28 vjet me radhë u bë simbol i “luftës së ftohtë”dhe përçau kontinentin, duke ndarë Berlinin Perëndimor nga RDGJ. Përvjetori i radhës i shëmbjes së murit do të kremtohet në mënyrë shumë më modeste se ai paraardhës, kur në solemnitetet jubilare erdhën për pjesëmarrje politikanë nga e gjithë bota. E megjithatë një sërë aktivitetesh do të zhvillohen: do të mbahen liturgji festive kishtare, në Berlin do të organizohet Kongresi i I-rë kushtuar problemeve të politikës europiane, në të cilën do të marrë fjalën Presidenti i BE Herman Achille Van Rompuy.