Prokuroria suedeze filloi hetimin e veprimtarisë së paligjshme të Ambasadës së SHBA në Stokholm. Siç njoftoi Kryeprokurori Thomas Lindstrand, fjalë bëhet për vëzhgimin, survejimin e pasanksionuar nga ana e saj të qytetarëve të Suedisë. Fakti i gjurmimit e përgjimit u komfirmua nga Ministrja e drejtësisë Beatrice Ask. Më parë kanali televiziv norvegjez “TV 2” pat njoftuar, se Ambasada e SHBA në Oslo kishte zhvilluar një survejim po të tillë ndaj qytetarëve të këtij vendi. MPJ e  Norvegjisë kërkoi nga Uashingtoni shpjegime zyrtare në lidhje me këtë fakt.