Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev zhvilloi takimin e vet jo formal me Presidenten e Finlandës Tarja Halonen, e cila mbërriti në Rusi me një vizitë shtetërore. “Liderët e dy vendeve shkëmbyen përshëndetjet e rastit dhe zhvilluan një bisedë të shkurtër, gjë pas së cilës Kryetari i shtetit rus e ftoi homologen finlandeze për një darkë joformale”, - njoftuan në shërbimin e shtypit të Kremlinit. Të martën Liderët e dy vendeve do të vazhdojnë negociatat tashmë në një atmosferë zyrtare. Mbi rezultatet e bisedimeve të veta Medvediev dhe Halonen do të tregojnë në koferencën e përbashkët për shtyp.