Në Këshillin e Europës kanë mbetur të shokuar nga sulmi i ndërmarrë ndaj gazetarit të botimin “Kommersant” Oleg Kashin, i deklaroi të hënën Agjencisë RIA Lajmet Sekretari i përgjithshëm i organizatës Thorbjørn Jagland. Natën në të gdhirë të së shtunës (6 nëntorit) dy persona të panjohur e rrahën mizorisht Kashinin pranë shtëpisë së tij mu në qendër të Moskës. Rrahja e gazetarit shkaktoi një rezonancë të gjerë publike dhe u bë një ndër temat kryesore në mjetet e informimit masiv. “Sulmi barbar ndaj gazetarit të njohur rus Oleg Kashin na ka shokuar të gjithëve”, - tha Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës. Ai shprehu shpresën në “shërimin e plotë dhe të shpejtë” të Kashinit.