Gazetarët kanë nevojë për një mbrojtje më të madhe nga ana e shtetit se sa përfaqësuesit e profesioneve të tjera, mendon Dimitri Medvediev. Me një deklaratë të tillë  Presidenti i Rusisë doli në takimin e zhvilluar me kolektivin e botimit «Российская газета» (“Rossijskaja gazeta”). Bashkëpunëtorët e këtij botimi pranuan përpara Kryetarit të shtetit, se janë tejet të shqetësuar pas serisë së sulmeve të ndërmarra ndaj përfaqësuesve të mjeteve të informimit masiv. Shteti duhet të ndjekë me vemendje jashtëzakonisht të madhe punën e gazetarëve. Ndërsa në rast cënimi të shëndetit apo jetës së tyre të marrë vendimet e domosdoshme. Një vemendje e tillë ndaj përfaqësuesve të mjeteve të informimit masiv kushtëzohet nga rëndësia shoqërore e punës së tyre, theksoi Medvediev. “- Gazetarët ndodhen në zonën e rrezikut të rritur. Unë pashë po atë Twitter. Thonë: “Përse ju nuk reagoni ndaj krimeve të tjera? Çdo ditë ndodhin krime dhe jo vetëm në Rusi, por edhe në të gjitha vendet e botës. Kurse presidenti, nuk dihet përse, reagon vetëm ndaj një krimi dhe e bën atë në mënyrë të adresuar”. Unë e bëra me qëllim këtë. Pikërisht për arsyen se gazetarët ndodhen në zonën e rrezikut të rritur. Detyra e gazetarit konsiston në të treguarit e së vërtetës. Ai duhet të tregojë për njerëzit, për ngjarjet në vend dhe ta bëjë këtë në mënyrë profesionale dhe ndershmërisht. Pikërisht për këtë arsye veprimtaria e gazetarëve, kushdo qofshin ata në të vërtetë: të djathtë, të majtë, me pikëpamje të moderuara apo radikale, gjithnjë do të shkaktojë reagime nga më të ndryshmet. Shumë njerëzve nuk u pëlqen ajo, se ç’thonë e ç’shkruajnë për ta. Shumë politikanëve nuk u vjen asapk për mide se çfarë shkruajnë e thonë për ta”, - u shpreh Dimitri Medvediev. Presidenti pranoi, se edhe atij vetë jo gjithmonë i pëlqejnë ato që shkruhen për të personalisht dhe për Rusinë. Në të njëjtën kohë ai e kupton për mrekulli se pikërisht në këtë dhe konsiston e drejta dhe profesioni i gazetarit: që nëpërmjet pikëpamjeve të veta, duke shfrytëzuar argumentimin vetiak, autoritetin e tij të tregojë për këto apo ato ngjarje. Dhe shteti duhet t’ia garantojë këtë të drejtë atij, vuri në dukje Medvediev. Për të marrë nën kontroll personal hetimin e sulmit të ndërmarrë ndaj gazetarit Oleg Kashin ngarkoi Prokurorin e përgjithshëm Juri Çajka dhe Kreun e MPB Rashid Nurgalijev. Ai i oblioi ata për të marrë të gjitha masat me qëllim që krimi të zbulohet sa më shpejt që të jetë e mundur.