Dimitri Medvediev përfshiu problemin e trafikut në numrin e aktiviteteve të para të programit federal “Zhvillimi i sistemit të transportit në Rusi (për vitet 2010-2015)”, njofton shërbimi i shtypit i Kremlinit. Kryetari i shtetit i ngarkoi detyrë qeverisë së Rusisë, që brenda një muaji të paraqesë variantin e bashkërenditur të propozimeve komplekse, të destinuara për zgjidhjen e problemit të trafikut rrugor, dhe së bashku me qeverinë e Moskës dhe Qarkut të Moskës të krijojnë një këshill koordinues për zhvillimin e sistemit transportues të këtij rajoni.