Moska i dha akreditimin Robert Pshel (Robert Pszczel), drejtuesit të ri të byrosë informative të NATO-s në kryeqytetin rus, njoftoi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Aleanca e Atlantikut të Veriut që nga prilli i vitit 2010 mbeti pa drejtuesin e byrosë së vet informative në Moskë, të cilit iu anulua akreditimi si kundërpërgjigje ndaj një gjesti po të tillë ndaj dy bashkëpunëtorëve të Përfaqësuesit të Federatës Ruse pranë NATO-s. Sipas fjalëve të Rogozinit, zoti Pshel (Pszczel) do të jetë fort i dobishëm në postin e drejtuesit të byrosë informative të NATO-s në Moskë si njeri që demonstron interesim të madh ndaj zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë.