Shkarko audiofailin


Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) po i bie këmbanave të alarmit: “luftrat valutore” janë rreziku më i madh kërcënues për ekonominë globale. Për këtë flitet në raportin special, që u publikua të enjten, kushtuar hapjes në Seul gjatë kësaj jave të samitit të “G-20”. OBT thekson, se vendet e “G-20” po i rezistojnë, në përgjithësi, me sukses tundimit për të aplikuar proteksionizmin në tregti. Por rrezikun kryesor për gjallërimin e ekonomisë e përbën i ashtuquajturi “rrebesh financiar” që ka vërshuar me rrëmbim pas asaj kur Banka Qendrore e SHBA vuri sërish në punë të mërkurën makinën e shtypit për stampimin e kartmonedhave. Ajo do ta rrisë masën e ofertës monetare, e cila është krejtësisht e pasiguruar me aktive (letra me vlerë) me 600 miliardë dollarë. Kjo gjë do të provokojë vërshimin e një fluksi të fuqishëm e të bollshëm parash në vendet në zhvillim. Rrjedhimisht valutat e tyre do të shtrenjtohen. Në këto kushte do të bëhen të paevitueshme ngritjet e barrierave të radhës për mbrojtjen nga investimet spekulative dhe masat suplementare për zhvlerësimin e valutave. Rrethi po mbyllet dhe po fillon raundi i ri i “luftrave monetare”. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj shumë vende me ekonomi tregu në zhvillim e sipër u kërcënuan të marrin masat për prerjen e rrugës dollarit. Ai i bën të marrin përpjetë kurset e valutave të tyre dhe ushqen druajtjet, se atje mund të krijohen flluaska nga më të ndryshmet, ndër të tjera edhe flluska çmimesh. Sherri, rivaliteti që ka plasur midis SHBA dhe Kinës në lidhje me manipulimin me kurset valutore po del gjithnjë e më shumë përtej kufijve të konfliktit të interesave të të dy vendeve. Nuk përjashtohet edhe mundësia e asaj që fjalë në këtë rast të bëhet për modifikimin e segmenteve në tregun monetar botëror, mendon Zv/Drejtori i Institutit rus të Lindjes së Largët Sergei Lluzjanin: “- Konkurrenca midis yuan-it dhe dollarit ekziston tashmë de fakto. I gjithë problemi konsiston në atë, se kush do të triumfojë në këtë betejë. Udhëheqja kineze do të dëshironte të realizonte strategjikisht, me etapa, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë çdollarizimin e strukturës financiare botërore. Dhe ta bëjë yuan-in valutë botërore ose rajonale”, - thotë Sergei Lluzjanin. Heqja dorë prej dollarit dhe kalimi tek llogaritë me valuta rajonale apo kombëtare po shqyrtohet aktualisht prej shumë vendeve si rrugëdalje për shëndoshjen e sferës financiare. Për shembull, rubla në hapësirën e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura ka fituar tashmë de fakto statusin e njësisë monetare rajonale. Tregu i përbashkët i jugut të Amerikës Latine (MERCOSUR- Mercado Comu’n del Cono Sur) po e spastron hapësirën nga dollari në favor të valutave kombëtare. Brazili, Rusia, India dhe Kina - anëtarët e Klubit joformal BRIK - gjithashtu morrën vendimin për të zhvilluar tregtinë dhe bashkëpunimin së sferën e investimeve me valutat e tyre nacionale. Mos është vallë kjo një përgjigje e paqeruajtësve ndaj shpërthimit të “luftrave monetare”? Samiti i “G-20” në Seul do të duhet të japë përgjigje për këtë pyetje.