Shkarko audiofailin


Lloje të reja kërpi (lat. Cánnabis), që nuk përmbajnë substanca narkotike, arritën të rrisin shkencëtarët rusë të Institutit të kultivimit të bimëve me emër të Vavillovit. Kërpi është një bimë mjaft e përhapur, por në brezin qendror të Rusisë ajo u zhduk plotësisht për shkak të përmbajtjes në të të substancës së quajtur tetrahydrocannabinol. Pikërisht ajo dhe përdoret për përftimin e marihuanës. Që nga periudha e viteve 70-të të shekullit të kaluar selektorët rusë filluan të merren me rritjen e llojeve të kërpit që nuk përmbajnë substanca psikotrope në sasi të ndjeshme për organizmin e njeriut. Tani përpara specialistëve shtrohet detyra e rritjes së një lloji kërpi me veti të larta fijesh, fibrash tekstile dhe cilësi të lartë vaji ushqimor, thotë bashkëpunëtori shkencor i Institutit të kultivimit të bimëve me emër të Vavillovit Sergei Gribkov: “- Vaji i kërpit është mjaft interesant për vetë faktin se përmban në proporcione të balancuara në mënyrë unikale acide yndyrore polinsature Omega 3 dhe Omega-6. Një vaj i tillë ndikon pozitivisht në sforcimin e sistemit imunitar të njeriut, në funksionin reproduktiv (shtimit) të njeriut, në uljen e kolesterolit në gjak, lufton me pllakëzat e yndyrnave në enët e gjakut. Dhe të gjitha këto veti të mrekullueshme që zotëron kërpi nuk janë të lidhura aspak me përmbajtjen në këtë bimë të substancave psikoaktive (psikotrope). Ndër të tjera duhet thënë, se “kjo është bima më e lashtë e kultivuar prej njeriut për nevojat e përditshme të tij”. Në Rusinë e moçme veshjet e endura me fije kërpi që nuk shkaktonin kruarje, alergji njihen që prej kohërave të lashta. Njeriu u mësua më to. Vërtet pëlhura e punuar me fije kërpi është disi e ashpër, por megjithatë mjaft e përshtashme për veshje të caktuara”, - thotë Sergei Gribkov. E ashtuquajtura penjka - fija e ashpër, e trashë e përftuar nga kërcelli i bimës së kërpit - përdoret edhe sot e kësaj dite për prodhimin e spangos së përdhredhur, litarëve dhe tërkuzave. Në punët detare litarët prej fijesh kërpi janë thjesht të pazëvendësueshëm, të domosdoshëm, meqenëse ky është i vetmi material natyral që nuk kalbet në ujë të kripur. Edhe spango që përdoret për lidhjen e sallamit është gjithashtu prej fijesh kërpi. Pavarësht nga ekzistenca e pambukut nuk duhet nënvleftësuar edhe fija e kërcellit të kërpit. Ajo mund të bashkohet me fibrat e pambukut dhe ato sintetike me qëllim që më pas me pëlhura të tilla me përbërje të përzierë të prodhohen veshje cilësore dhe komforte, shprehet me bindje të plotë Sergei Gribkov. Shkencëtari theksoi, se në Bashkimin Sovjetik mbilleshin rreth 1 milion hektarë me kërp për nevojat e industrisë. Mbillet gjerësisht kjo bimë edhe në Rusinë bashkëkohore. Vërtet, në këtë rast fjalë bëhet vetëm për llojet e kërpit jonarkotik. Për përmirësimin e cilësive të tyre punojnë vazhdimisht selektorët rusë. Sipas fjalëve të specialistit, në koleksionin e Institutit të kultivimit të bimëve me emër të Vavillovit numërohen rreth 500 lloje kërpi.