Në MPJ të Federatës Ruse e quajtën provokim të hapur deklaratën e MPB të Gjeorgjisë për arrestimin e 13 vetave, të cilët “dyshohen për spiunazh në interes të Rusisë”. Regjimi i Saakashvilit vuan nga mania kronike e spiunazhit kundër Rusisë, thuhet në komentimet e MPJ. Kësaj rradhe momenti është përzgjedhur jo rastësisht, por në vigjilje të një sërë ngjarjesh ndërkombëtare, mendojnë në MPJ të Federatës Ruse. Samiti i pritshëm i NATO-s në Lisbonë i jep mundësinë udhëheqjes gjeorgjiane që nëpërmjet skandalit të tërheqë vëmendjen ndaj vetes.