Autoritetet shqiptare të Kosovës rrezikojnë të ndodhen në një izolim akoma dhe më të madh në qoftë se do të vazhdojnë të refuzojnë shërbimet e OKB-së për përfaqësimin e Prishtinës në arenën ndërkombëtare, të cilat realizohen në përputhje të plotë me rezolutën № 1244 të Këshillit të Sigurimit, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon përgatitur për Këshillin e Sigurimit, i cili u bë publik më 4 nëntor në selinë e Organizatës në Nju Jork. Misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) vazhdonte ti jepte mbështetje pjesëmarrjes së Kosovës në konferencat rajonale dhe ndërkombëtare, megjithëse autoritetet kosovare nuk ishin asapk të kënaqura që Misioni del në këtë rol. Pas asaj, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nxorri përfundimin e vet këshillimor, autoritetet e Kosovës filluan të dalin aktivisht kundër një mbështetje të tillë duke e vlerësuar atë si ndihmë që kufizon “sovranitetin” e saj. Por në qoftë se një politikë e tillë do të vazhdojë aplikohet edhe më tej, atëhere ajo mund të çojë në një izolim akoma dhe më të madh të Kosovës për shkak të vështirësive të lidhura me pjesëmarrjen e saj në bashkëpunimin rajonal”, - thuhet në raportin e Ban Ki Moon-it. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësimin e vet në lidhje me kritikën që i bëhet prej autoriteteve shqiptare të Kosovës veprimtarisë së Misionit të OKB-së në veri të krahinës dhe deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Prishtinës, të drejtuara kundër prezencës atje të  Misionit të OKB-së. “UNMIK-u do të jetë i gatshëm t’ia dorëzojë funksionet e veta në Veri të Kosovës çfarëdo strukture e cila do të njihet si legjitime dhe e pranueshme për të gjitha komunitetet në përputhje me politikën e OKB-së përkatësisht statusit neutral. Por për sa kohë që një strukturë e kësaj natyre nuk është krijuar akoma, unë i bëj thirrje me këmbëngulje palëve për të vazhduar bashkëpunimin me UNMIK-un në çështjen që ka të bëjë me realizimin e mandatit të tij” - vihet në dukje në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Duke i bërë vlerësimin e vet gjendjes në sferën e sigurisë, Ban Ki Moon theksoi, se “situata në Veri të Kosovës vazhdon të mbetet, si dhe më parë, jostabile, ndërsa pas marrjes prej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vendimit këshillimor mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës u vu re rritje tensioni”. Ai u bëri thirrje palëve që “të jenë të përmbajtura dhe ti përmbahen qendrimit të peshuar mirë dhe konstruktiv me qëllim të moslejimit të shkallëzimit të tensionit në Veri të Kosovës”. Në lidhje me këtë ai apeloi gjithashtu në adresë të anëtarëve të Këshilllit të Sigurimit të OKB-së për ti dhënë mbështetjen e tyre përpjekjeve të Misionit të OKB-së në Kosovë si dhe për ti inkurajuar palët që të heqin dorë nga veprimet provokuese të njëanshme, të cilat mund të çojnë vetëm në rritjen e tensionit. Në përputhje me programin e punës së muajit Këshilli i Sigurimit të OKB-së planifikon të shqyrtojë situatën e krijuar në Kosovë në mbledhjen e vet të 12 nëntorit.