MPJ e Rusisë i konsideron “fars” politik deklaratat e Gjeorgjisë për spiunët rusë. Për këtë deklaroi Zëvendës ministri i punëve të jashtëme Grigori Karasin, duke komentuar njoftimin e përfaqësuesit të MPB të Gjeorgjisë për gjoja 13 vetat e arrestuar në këtë Republikë sipas akuzës së spiunazhit në interes të Rusisë. Katër prej tyre, siç konfirmojnë autoritetet gjeorgjiane janë rusë. “Moska synon të presë për një informacion më të hollësishëm, përpara se të reagojë ndaj një informacioni të tillë”, theksoi Karasin në intervistën e vet dhënë për agjencinë informative RIA Lajmet.