Komisari europian për energjetikën Giuter Ettinger deklaroi, se është i kënaqur me marrëveshjen për furnizimin e gazit midis Polonisë dhe Rusisë. Sipas fjalëve të tij, marrëveshja u nënshkrua në përputhje me legjislacionin e BE. “Kjo do të thotë, në veçanti, se kompania polake Gaz-System si operatore e tubacionit do të përgjigjet për nënshkrimin e kontratave për furnizimet me bazë jodiskriminuese dhe se Polonia mund të rieksportojë  gazin rus, të furnizuar në Poloni”, thuhet në dekalratën e Ettingerit. Më 29 tetor Moska dhe Varshava ranë dakort për rritjen e furnizimeve të gazit rus për në Poloni.