Sot në Moskë do të përcillet për në banesën e fundit Viktor Çernomirdin. Politikani i shkëlqyer, veprimtari i shquar shtetëror dhe shoqëror u nda nga jeta më 3 nëntor pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte 72 vjeç. Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit u zhvillua në Shtëpinë e Pritjes të qeverisë, ajo filloi të enjten dhe vazhdoi gjatë gjithë natës së kaluar. Pas ceremonisë së liturgjisë së përshpirtjes me pjesëmarrjen e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill, Viktor Çernomirdin do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezën Novodeviçe dhe do të varroset pranë bashkëshortes së tij. Apogjeu i famës së Çernomirdinit i ra viteve 1990, kur ai për 6 vjet zuri postin e kreut të qeverisë. Këto ishin vitet më të vështira të historisë së re ruse.