Në ceremoninë e funeralit publik të ish kryeministrit të Rusisë Viktor Çernomirdin në Moskë mbajtën fjalën e lamtumirës Presidenti Dimitri Medvediev dhe Kryeministri Vladimir Putin. Viktor Çernomirdin u nda nga jeta më 3 nëntor në moshën 72 vjeçare pas një sëmundje, nga e cila kishte kohë të gjatë që vuante. Presidenti Dimitri Medvediev theksoi, se Viktor Çernomirdinit i ra një peshë shumë e rëndë mbi supe në Rusinë në viteve 90-të. Ai bëri gjithçka të mundur me qëllim që shoqëria të qetësohej, kurse problemet ekonomike të zgjidheshin, deklaroi Medvediev në ceremoninë e ndarjes me Çernomirdinin. Kryeministri Vladimir Putin në fjalimin e vet deklaroi, se e konsideron Viktor Çernomirdinin shembull për politikanët. Një person i tillë i talentuar do të na mungojë shumë, u shpreh ai në ceremoninë e dhënies së lamtumirës. Sipas fjalëve të tij, çdo punë që ai merrte përsipër, e kryente me sukses. Putin vuri në dukje, se Çernomirdin kryesoi qeverinë në vitet 1992, në periudhën më të vështirë të historisë së re ruse. Dhënia e lamtumirës së fundit Viktor Çernomirdinit filloi të enjten në mesditë dhe zgjati deri mëngjesin e ditës së sotme. Erdhën shumë njerëz për ti dhënë atij lamtumirën e fundit, salla ku u bënë homazhet për 4 orë u mbush plot me lule dhe kurora. Sot Viktor Çernomirdin u përcoll për në banesën e fundit në Varresën Novodeviçe në Moskë.