Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin u pozicionua në vendin e katërt në rejtingun e njerëzve më me influencë në botë sipas versionit të revistës “Forbes”. Si njeriun më të fuqishëm të planetit botimi përcaktoi Kryetarin e Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao, meqenëse ai drejton 1/5 e popullsisë së gjithë planetit dhe ekonominë e dytë në botë pas SHBA. Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në këtë listë zë vendin e 69-të. Shtetasi i tretë rus i përfaqësuar në rejtingun e 69 personave më të autoritetshëm të botës, sipas versionit të revistës “Forbes”, është Zv/kryeministri aktual i Rusisë Igor Seçin. Botimi e rendit atë në vendin e 52-të, njofton Agjencia RIA Lajmet.

Në Rusi lindi një fëmijë-kreshnik. Vogëlushi me trup prej 58 centimetrash peshon rreth 5 kilogramë e gjysëm. Kjo foshnje e shëndetshme lindi në Vladivostok. Është interesant fakti, se në qendrën rajonale të krahinës së Primorjes mjekët evidentuan në vitin 2009 një numër të paparë lindjesh të fëmijëve-kreshnikë. Kështu, në qytet vetëm gjatë periudhës së vjeshtës të vitit të kaluar lindën 4 fëmijë të tillë të shëndetshëm. Pesha trupore e këtyre foshnjave luhatej nga 4 deri në 5,3 kilogramë. Zakonisht pesha e vogëlushëve me shëndet të mirë që lindin në afatin e caktuar përbën nga 3 deri në 3,5 kilogramë, informon Agjencia RIA Lajmet.

Në një kohë të afërt në Rusi planifikohet të niset për në orbitë një grup i ri “kozmonautësh”, i cili do të përbëhet nga 45 minj dhe 8 hamsters. Në përbërjen e këtij grupi do të hyjnë gjithashtu molusqe, tritonë, hardhucka, kërmij dhe lloje të ndryshme mikroorganizmash e bimësh që do të marrin pjesë në eksperimente. Sipas mendimit të shkencëtarëve, këto eksperimente do të hyjnë në punë për realizimin e fluturimeve të ardhshme ndërplanetare.