Moska po i lë lamtumirën e fundit ish Kryeministrit Viktor Çernomirdin, i cili ndërroi jetë më 3 nëntor në moshën 72 vjeçare. Pavarësisht nga shiu i rrëmbyer dhe dita e pushimit, në Shtëpinë e Pritjes të qeverisë erdhën shumë njerëz. Midis tyre dhe ata që e njihnin nga afër Viktor Çernomirdinin. Ceremonia funerale do të zhvillohet më 5 nëntor. Çernomirdin do të varroset pranë bashkëshortes së vet në Varrezën Novodeviçe. Në ceremoninë e dhënies së lamtumirës së fundit Viktor Çernomirdinit do të marrë pjesë edhe Presidenti Dimitri Medvediev.