Uniteti Kombëtar është baza e ekzistencës dhe zhvillimit të Rusisë, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në pritjen e organizuar në Kremlin me rastin e kremtimit të Ditës së Unitetit Kombëtar. Pasi uroi qytetarët rusë me rastin e festës kombëtare ai theksoi, se uniteti është vlerë e padiskutueshme për Rusinë. Në pritjen solemne ai u dorëzoi dekorata shtetërore edhe qytetarëve të huaj për kontributin e qenësishëm në forcimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe zhvillimit të lidhjeve kulturore me Rusinë. Midis të dekoruarve janë këngëtarja e famshme franceze Mireille Mathieu dhe profesori i Universitetit të Helsinkit Mustajoki Artaud Samuel.