Rusët që jetojnë jashtë shtetit nuk synojnë më të shkrihen me turmën, kjo tendencë është kapërcyer tashmë. Tani nuk është më turp të jesh rus. Midis të huajve po vjen duke u rritur interesimi jo vetëm ndaj klasikës ruse, por edhe ndaj vetë Rusisë bashkëkohore. Këtë fakt e konstatuan pjesëmarrësit e Asamblesë “Bota ruse” që po zhvillohet tani në Moskë. Përfaqësuesi i presidentit të Federatës Ruse për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar Mihaill Shvidkoi është mëse i bindur, se gjuha ruse përvetësohet aktualisht jo vetëm për arsyen se kjo është gjuha e Pushkinit, Tolstoit, Dostojevskit, Eseninit dhe Bllokut, por dhe shkak se kjo është gjuha e vendit kur për njerëzit hapen mundësi të mëdha për vetërealizim.