Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev nënshkroi dekretin mbi dhënien Tver-it, Vladivostok-ut dhe Tihvin-it të titullit “Qytet i lavdisë ushtarake”, njoftoi shërbimi i shtypt i Kremlinit. Këtë titull nderi qytetet e merituan “për burrërinë, qëndrueshmërinë dhe heroizmin masiv të shfaqur prej mbrojtësve të qytetit në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut”, thuhet në njoftim.