Shkarko audiofailin


Në Këshillin e Europës në Strasburg po zhvillohen solemnitetet me rastin e 60- vjetorit të Konventës Evropiane të mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive kryesore të Njeriut. Ky dokument u nënshkrua më 4 nëntor të vitit 1950 në Romë dhe komfirmonte, se “qëllim i Këshillit të Europës është arritja e unitetit më të madh midis anëtarëve dhe se një nga mjetet e arritjes së këtij pikësynimi është miratimi dhe realizimi i mëtejshëm në jetë i të Drejtave dhe Lirive kryesore të Njeriut”. Por pikërisht në çështjen e “unitetit, bashkimit” të europianëve aktualisht evidentohen probleme jashtëzakonisht serioze, - mendon vëzhguesi i radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Pjotër Iskenderov. Burimet e tyre duhen kërkuar në periudhën e shpërbërjes së Bllokut Lindor, në fillim të viteve 1990-të. Sepse deri përpara kësaj situata në Europën e ndarë në dy aleanca të fuqishme ishte në tërësi stabile, por më kryesorja  - e parashikueshme. Kurse tani problematika e të drejtave të njeriut është shndërruar përfundimisht në një instrument  aplikativ, i cili vihet në përdorim për larjen e hesapeve gjeopolitike të çastit dhe për shkelje akoma dhe më brutale të së drejtës ndërkombëtare. Mjafton të kujtojmë në këtë rast faktin, se pikërisht referimet tek shkelja e të drejtave të njeriut (jo gjithmonë të vërtetuara në mënyrë të besueshme, bindëse e me argumente) u bënë pretekst për veprime të tilla si bombardimet natoviane të Jugosllavisë, njohja e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, ndërhyrja e Perëndimit në proceset elektorale në hapësirën postsovjetike. Ndërsa këto kohët e fundit, pikërisht në jubileun 60-vjeçar të Konventës Europiane, në gjirin e vetë Bashkimit Europian lindi përçarja në lidhje me çështjen e deportimit të emigrantëve klandestinë (të paligjshëm) prej autoriteteve të Francës, Austrisë, Italisë dhe shteteve të tjera. E ku mund të flitet më pas kësaj për unitet dhe të drejta universale! Problemi i realizimit të Konventës në jetë është i lidhur ngushtë me interpretimin e dispozitave të caktuara të saj, - vuri në dukje në bisedën e zhvilluar me radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Shefi i katedrës të së drejtës ndërkombëtare të Akademisë në Menazhimit në Kazan Aleksandër Meziajev. Ai kujtoi mbi prezencën në këtë dokument të nenit №60, i cili thotë se “asgjë në Konventën në fjalë nuk duhet të interpretohet si kufizim apo devijim nga ndofarë të drejtash dhe lirish kryesore të njeriut, të cilat mund të garantohen nga legjislacioni i çdo shteti-anëtar të Këshillit të Europës: “- Është plotësisht e kuptueshme përse u përfshi një nen i tillë në Konventën Europiane. Pikërisht për atë qëllim që shteteve, të cilat nuk duan të respektojnë këto apo ato dispozita të dokumentit, tu mbetet mundësia që të referohen tek ajo. Kjo gjë u lejon në ditët tona shumë vendeve europianoperëndimore të keni liri veprimi në zgjidhjen e çështjeve të tilla fort të ndërlikuara e të diskutueshme si deportimi i romëve apo vendosja e një regjimi të veçantë për refugjatët nga Ballkani. Duhet thënë në këtë rast, se kur kjo apo ajo qeveri ndërhyn aktivisht në punët  brendshme të shteteve të huaja, ndër të tjera edhe të Rusisë, ajo në mënyrë të pashmangshme referohet tek karakteri universal i Konventës për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa kur ajo vetë i nënshtrohet kritikës, atëhere aty për aty referohet tek interesat shtetërore dhe legjislacioni kombëtar”, - konkludon Aleksandër Meziajev. Kështu që “standartet e dyfishta”, ç’është për të ardhur keq, vazhdojnë të mbretërojnë edhe në sferën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.