“Vendet e botës ruse” bëjnë tirrje të zhvillohet bashkëpunimi dhe të shëndërrohen në një forcë të fuqishme në arenën botërore, deklaroi Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill, duke marrë fjalën në ceremoninë e hapjes së asamblesë së katërt të botës ruse në Moskë. Sipas fjalëve të tij, vendet e botës ruse kanë të gjitha mundësitë për krijimin e hapësirës, ku do të respektohen dhe zhvillohen të gjitha gjuhët, kulturat, traditat rajonale. Ai theksoi, se “bota ruse” duhet të jetë “jo dhe aq kujtesë e së kaluarës, se sa një fillim efektiv për ndërtimin e të ardhmes së vendit dhe popujve tanë”.