Terrorizmi postar e detyroi Europën të përforcojë me urgjencë të madhe masat e sigurisë. Por si zor se ato do të jenë të mjaftueshme, mendojnë ekspertët. Terroristët  pikasën “hallkën e dobët” në sistemin e sigurisë ndërkombëtare, likuidimi i së cilës do të kërkojë nga europianët shpenzime të qenësishme financiare. Menjëherë pas bombave të maskuara në pakot postare nga Jemeni, që i adresoheshin sinagogave të SHBA dhe të zbuluara në Britaninë e Madhe dhe Dubai, pako të tilla të mbarsura me rrezik shpërthimi janë kapur edhe në Greqi. Një sërë ambasadash të huaja në Athinë morrën tashmë pako me bomba brenda. Për fat të mirë u arrit të shmangen viktimat dhe shkatërrimet e mëdha. Pjesërisht falë punës së shërbimeve sekrete që u ngritën me sinjal alarmi në këmbë, pjesërisht për arsye se makanizmat shpërthyes të vendosur në këto koliposta nuk ishin me fuqi të madhe shpërthyese. Kjo të bën të logjikosh e të arrish në konkluzionin se kriminelët nuk ndiqnin si qëllim dhënien e goditjes shkatërrimtare. Kjo ishte njëfarëlloj prove, testimi që bënë ata për të parë reagimin e shërbimeve speciale, deklaroi në intervistën e vet dhënë radiokompanisë “Zëri i Rusisë” politologu Aleksandër Ignatenko: “- Është vështirë të thuhet me saktësi se kush i nis këto pako. E rëndësishme është se marrës të tyre (adresatë) janë ata njerëz, shërbimet e sigurisë të të cilëve kontrollojnë në mënyrën më të imtësishme, më skrupuloze gjithë korrespondencën. Nuk duhen marrë për njerëz naivë kriminelët të cilët presupozojnë se zonja Merkel do të hapë vetë ndonjë pako që i adresohet asaj, që, mos e dhëntë Zoti, ti shpërthejë në dorë e ta plagosë atë. Ky është një aksion verifikues, provokues, qëllim i të cilit është testimi i vigjilencës së shërbimeve të sigurisë si në postë dhe linjat ajrore, ashtu dhe atyre të veprimtarëve politikë”, - shprehet me bindje politologu rus Aleksandër Ignatenko. Fillimisht hetimi ngriti versionin mbi platformën e dyshimit se dërgimi i bombave me postë është punë e duarve të “Al-Qaeda-s”. Më pas u dukën versione të asaj, se fajtorë të kalvarit të ngjarjeve alarmuese janë anarkistët grekë. Por i gjithë thelbi i asaj që ndodhi konsiston në atë, se “nëpër rrugën e hapur tashmë” mund të tentojnë të kalojnë çfarëdo lloj  grupimesh ekstremiste. Përpara nesh shtrohet problemi i luftës komplekse kundër  terrorizmit ndërkombëtar, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë radiokompanisë “Zëri i Rusisë” profesori i Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës Viktor Mizin: “- Problemi konsiston në atë, se “Al-Qaeda” dhe grupime të tjera terroriste, mbi të cilat këto kohët e fundit janë dhënë goditje të fuqishme në vende të ndryshme të botës, ndër të tjera edhe në Kaukazin e Veriut, nuk kanë ndërmend të qetësohen e të rrinë duar kryq. Ato duan ti demonstrojnë botës se janë të afta për mbijetesë dhe për veprime praktike. Pikërisht me këtë dhe është e lidhur seria e pakove të sipërpërmendura me mekanizma shpërthyes brenda. Duhet thënë se shërbimet speciale të botës gradualisht po vendosin bashkëveprimin midis tyre. Sigurisht, evidentimi dhe çdëmtimi i pakove të tilla është punë e vështirë. Do të duhet të kontrollohet pas kësaj e gjithë posta në mbarë botën. Kjo është punë fort e kushtueshme, por njëkohësisht jashtëzakonisht e nevojshme, në qoftë se ne duam t’ia dalim mbanë luftës me terrorizmin”, - u shpreh profesor Viktor Mizin. Teknologjia që lejon zbulimin eksplozivit dhe lëndëve të tjera shpërthyese gjatë transportimeve ajrore tashmë ekziston. I gjithë problemi qëndron në atë, se shfrytëzohet ajo kryesisht për kontrollin e linjave pasagjere. Kontrolli i ngarkesave në pak vende realizohet në nivelin e duhur. Aplikimi gjithkund i “skanimit” të ngarkesave do të kushtojë shuma astronomike. Kjo si rrjedhojë do të çojë në rritjen e kostos së transportimeve, ndërsa si përfundim dhe të mallrave që tranportohen nëpërmjet linjave ajrore. Kompanitë logjistike i ka pushtuar një panik i madh. Ato i druhen paralizimit në një kohë të afërt të të gjitha rrugëve ajrore tregtare ndërkombëtare.