Zgjedhjet e reja parlamentare në republikën e vetëshpallur të Kosovës janë caktuar për 12 dhjetorin. Me një deklaratë të tillë doli i Ngarkuari i përkohshëm me funksionet e presidentit të republikës Jakup Krasniqi, pas asaj kur përbërja aktuale e parlamentit i shprehu mosbesimin e vet qeverisë  së Hashim Thaçit. Shpallja e votë mosbesimit u bë rezultat i krizës politike që ka mbërthyer Kosovën që nga fillimi i shtatorit, pas dhënies së dorëheqjes nga ana e Presidentit Fatmir Sejdiu. Vëzhguesit ndërkombëtare mendojnë, se një zhvillim i tillë i ngjarjeve mund të shtyjë për një afat të pacaktuar fillimin e dialogut politik midis Serbisë dhe republikës së vetëshpallur, njofton Agjencia ITAR-TASS. Pas dorëheqjes së Sejdiut zgjedhjet parlamentare u caktuan për 13 shkurtin e vitit të ardhshëm, por vota e mosbesimit që iu shpall kabinetit të ministrave përshpejtoi rrjedhën e ngjarjeve.