Projektmarrëveshja për sigurinë në Kaspik mund të bashkërenditet në mbledhjen e katërt që ka filluar në Baku për sigurinë në Detin Kaspik në nivel zëvendës ministrash të dikastereve të politikës së jashtme të vendeve pranëkaspike, ku hyjnë Azerbajxhani, Irani, Kazakistani, Rusia dhe Turkmenistani. Dokumenti i bashkërenditur do tu paraqitet për shqyrtim zëvendës ministrave të shteteve pranëkaspike, samiti me pjesëmarrjen e të cilëve planifikohet të zhvillohet më 18 nëntor në Baku. Siç pritet, temë kryesore e samitit do të jetë diskutimi i Konventës për përcaktimin e statusit juridik të Kaspikut.