Sergei Lavrov do të zhvillojë negociata me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Andres Fogh Rasmussen që ka mbërritur në Moskë. Fjalë do të bëhet për samitin e pritshëm më 20 nëntor në Lisbonë të Këshillit Rusi-NATO. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar i hollësishëm pas konfliktit ushtarak në Transkaukazi në gusht të vitit 2008. Temë kryesore e negociatave do të jetë pjesëmarrja e Rusisë në sistemin europian të mbrojtjes antiraket.