Shkarko audiofailin


Përgatitja e takimit të nivelit të lartë Rusi-NATO është dhe qëllimi kryesor i vizitës që fillon sot në Moskë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Samiti është planifikuar të zhvillohet në Lisbonë më 20 nëntor të këtij viti. Për zotin Anders Fogh Rasmussen takimi i pritshëm në kryeqytetin e Portugalisë është i pari që ai do ta zhvillojë në rangun e Sekretarit të përgjithshëm. Përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë u bë një ndër prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij. Rasmussen e krahasoi samitin Rusi-NATO në Lisbonë me “riformatimin” e marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA. Rusia dhe NATO kanë vendosur tashmë bashkëpunimin midis tyre në disa fusha. Këtu mund të përmendim bashkëveprimin në Afganistan, duke përfshirë luftën kundër drogës, kundërshtimin e terrorizmit ndërkombëtar dhe piraterinë, forcimin e regjimit të mospërhapjes së teknologjive bërthamore. Në lidhje me këtë pikë samiti me siguri do ti japë start ideve dhe formave të reja të kooperimit të Rusisë dhe NATO-s. Por ekzistojnë edhe probleme të pazgjidhura. Kështu, në Moskë duan të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet e veta që kanë të bëjnë me konceptin e ri strategjik të Aleancës. Bashkëpunimi do të ketë të ardhme vetëm në rast se NATO do të arrijë të kapërcejë nostalgjinë e vet për kohërat e luftës së ftohtë. Por më kryesorja, siç mendon Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, është që NATO të mos e shohë Rusinë si armike, gjë të cilën Rusia nuk e bën më prej kohësh përkatësisht NATO-s. Ekziston edhe një problem i tillë ndaj të cilit vetë anëtarët e Aleancës nuk mund të japin përgjigje deri tani - si pjesëmarrja e Rusisë në projektin e mbrojtjes europiane antiraket. Moska është e gatshme për bashkëpunim edhe në këtë pikë. Por deri tani askush në Perëndim nuk ka arritur të formulojë dot kuintesencën e tij. Dhe në qoftë se europianët, qoftë bile dhe vetëm me fjalë tani për tani, shprehen të gatshëm të diskutojnë versionin, variantin e përbashkët, anëtari kryesor i Aleancës - SHBA - nuk janë përcaktuar ende me qëndrimin e vet. Për këtë përsiat në intervistën e tij dhënë radiokompanisë “Zëri i Rusisë” eksperti i Institutit rus të SHBA dhe Kanadasë Pavell Zollotariov: “- Perspektivat e pjesëmarrjes së Rusisë në sistemin europian të mbrojtjes antiraket në një shkallë vendimtare do të përcaktohen nga pozita e Shteteve të Bashkuara. I gjithë problemi konsiston në atë, se Uashingtoni planifikon jo krijimin e sistemit europian të mbrojtjes antiraket, por sistemit të mbrojtjes antiraket të NATO-s. Dhe bashkëpunimin me Rusinë ato e kufizojnë vetëm me mundësinë e shfrytëzimit të stacioneve tona të radarëve në Gaballa dhe Armavir. Pozita e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s parashikon bashkëpunim maksimal me Rusinë. Por, sipas mendimit të politologut rus, muzikën e porosisin amerikanët. Sado që të duan europianët të jenë zotër në shtëpinë e tyre, tani për tani nuk po ia arrijnë dot këtij qëllimi. Kështu që ç’farëdo fjalësh që të shprehë zoti Rasmussen mbi projektet e përbashkëta, fjalën e fundit e thotë megjithatë Shtëpia e Bardhë.