Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen pritet të mbërrijë në Rusi për zhvillimin e negociatave me Presidentin Dimitri Medvediev dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Një nga temat kryesore që do të preket në to është përgatitja e samitit të caktuar për fundin e nëntorit në Lisbonë të Këshillit Rusi-NATO. Në Moskë shpresojnë gjithashtu të informohen nga Rasmussen në lidhje me atë, se ç’projekt të mbrojtjes antiraket planifikon të krijojë së bashku me Rusinë udhëheqja e Aleancës. Përveç kësaj, fjalë do të bëhet mbi bashkëpunimin e palëve në Afganistan dhe luftën e përbashkët kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe piraterisë.