Rusia dënon sulmin e ndërmarrë mbi Tempullin katolik në Bagdat dhe shpreh ngushëllimet e veta të sinqerta në lidhje me vrasjen e njerëzve të pafajshëm, thuhet në njoftimin e publikuar të MPJ të Federatës Ruse. Të dielën Tempulli kryesor katolik i Bagdatit - Kisha e Shpëtimit të Virgjëreshës Mari - i nënshtrohet sulmit të befasishëm nga ana e anëtarëve të organizatës terroriste “Shteti Iskamik Iraku”, të cilët morrën peng rreth 100 veta. Në këmbim të lirimit të tyre terroristët kërkuan lirimin nga burgjet irakiane të anëtarëve të Organizatës “Al-Qaeda”.