Ambasada e Federatës Ruse në Athinë po ndëmerr masat e domosdoshme për marrjen nën kontroll të gjithë korrespondencës që vjen në adresë të saj, deklaroi për Agjencinë RIA Lajmet Atasheu i shtypit i Ambasadës Anton Zanin në sfondin e njoftimeve që vijnë vazhdimit mbi shpërndarjen me postë në përfaqësitë diplomatike të pakove me mekanizma shpërthyes brenda. Policia ndaloi në Athinë dy të dyshuar për shpërndarjen e pakove-bomba në ambasadat e vendeve të huaja në kryeqytetit grek. Një nga pakot, e cila siç presupozohet ishte destinuar për tu dërguar në ambasadën e Meksikës, shpërtheu brenda në makinën e shpërndarjes së kolive postare. Si rezultat u plagos një nëpunëse. Një tjetër pako e dyshimtë u likuidua nga policia mu në qendër të Athinës.