Shkarko audiofailin


Moska do ti shërbejë avancimit të gjuhës ruse në mbarë botën nëpërmjet Rrjetit botëror Internet. Për bashkëveprimin midis mjeteve të informimit masiv, që flasin rusisht në çdo skaj të Tokës, u krijua internet portali radiopartner.ru. Në këtë portal radiostacionet rusishtfolëse mund të shkëmbejnë programet e veta. Gjithashtu në portal do të publikohen lajme dhe subjekte nga jeta e diasporave ruse jashtë shtetit. Ky burim Interneti u promovua në kuadrin e Festivalit të II-të Ndërkombëtar të radistacioneve rusishtfolëse që po zhvillohet këto ditë në Kryeqytetin e Rusisë. Në Festivalin e organizuar prej Bashkimit Ndërkombëtar të transmetuesve rusishtfolës dhe radiokompanisë “Zëri i Rusisë” kanë ardhur përfaqësuesit e më tepër se 50 radiostacioneve nga më shumë se 30 vende. Kryetari i administratës së presidentit të Federatës Ruse Sergei Narrishkin vuri në dukje, se rreth 10 milionë veta në Tokë dëgjojnë radion në gjuhën ruse. Dhe kjo pa llogaritur vetë Rusinë. Ja se ç’tha ai duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Festivalit: “- Radiostacionet rusishtfolëse luajnë një rol jashtëzakonisht të madh në jetën e vendeve të veta. Ju avanconi e përhapni aktivisht kulturën ruse, historinë ruse. Ne na gëzon pa masë vetë fakti se jashtë shtetit gjithnjë e më shpesh po tingëllon gjuha ruse, se popullaritet në rritje po gëzojnë kurset e mësimit të gjuhës ruse. Dhe kjo është meritë e madhe juaja”, - tha Sergei Narrishkin. Në Forumin e Moskës marrin pjesë radiostacionet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe Europës si dhe radiostacione të cilat flasin rusisht në Amerikë dhe Azi. Drejtori i «Новое русское радио» (“Radio e re ruse”) nga SHBA David Ponomar ndau me ne përshtypjet e veta: “- Për ne është mjaft interesant komunikimi me radiostacionet e tjera që transmetojnë emisionet e veta në gjuhën ruse. Kjo është një mundësi e mirë për të marrë programe më cilësore dhe informacion më të vërtetësishëm”, - tha David Ponomar. Duam t’ju kujtojmë, se Festivali i I-rë Ndërkombëtar i radiostacioneve rusishtfolëse të botës u zhvillua vitin e kaluar. Forumi në fjalë iu dedikua 80-vjetorit të radiokompanisë “Zëri i Rusisë”. Ai u vlerësua nga gazetarët e vendeve të ndryshme si platformë mjaft e mirë komunikimi. Shumë shpejt pas kësaj u themelua Bashkimi Ndërkombëtar i transmetuesve rusishtfolës, i cili mori mbështetjen e Presidentit Dimitri Medvediev.