Deri në 52 veta u rrit numri i viktimave si rezultat i uzurpimit të një kishe në Bagdad. 67 të tjerë janë plagosur. Midis viktimave ka edhe përfaqësues të ruajtjes së rendit. Të dielën disa personat e armatosur hynë në një kishë katolike në kryeqytetin irakian dhe morrën peng më shumë se 100 besimtarë. Operacioni i policisë për lirimin e tyre vazhdoi disa orë. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori përsipër “Al-Qaeda”.