Dikasteri ushtarak rus synon arritjen e rezultateve praktike nga bashkëpunimi me Pentagonin, deklaroi Kreu i Ministrisë së mbrojtjes të Federatës Ruse Anatoli Serdjukov në takimi e zhvilluar në Pentagon me Ambasadorin e SHBA në Moskë Xhon Bajerli (John Beyrle). Siç i njoftoi Agjencisë ITAR-TASS Sekretarja e shtypit e Ministrit të mbrojtjes Irena Kovalçuk, Anatoli Serdjukov e njohu Xhon Bajerlin me propozimet konkrete që kanë të bëjnë me realizimin praktik të marrëveshjeve të arritura në takimin e tij të muajit shtator me Ministrin e mbrojtjes të SHBA Robert Majkëll Gejts (Robert Michael Gates) në Uashington.