Dhoma Shoqërore e Federatës Ruse “me xhentilesë” u kërkon “Reporterëve pa kufi” të shpjegojnë kriteret, sipas të cilëve ata e vendosin Rusinë afër me Etiopinë dhe Kongon për nga rejtingu i lirisë së fjalës. Komisioni i Dhomësh Shoqërore për informacionin dhe lirinë e fjalës u mblodh me iniciativë të Kryetarit të saj Pavel Gusev. Ai që prej 28 vjetësh kryeson gazetën, e cila gëzon një nga tirazhet më të lartë të publikimit në Rusi dhe njëkohësisht që nga kohët sovjetike lavdërohet për liri të fjalës- “Moskovski Komsomolec”. Gusev si gazetar dhe kryeredaktor e konsideron veten të fyer, duke parë rejtingun e fundit të “Reporterëve”, ku Rusia renditet në vendin e 140-të: “Sigurisht, diçka edhe neve nuk na përqen. Ne kritikojmë edhe shtypin rajonal, edhe drejtuesit e atyre strukturave, të cilat përpiqen në rajone të ndryshme ta përdorin shtypin në interesat e veta. Por kjo nuk do të thotë, se i gjithë shtypi i Rusisë ndodhet në nivelin e Konkos. Unë mendoj, se kjo është thjesht marrëzi dhe ofendim për gazetarët rusë. Pikërisht për këtë ne vendosëm të dërgojmë këto letra”, u shpreh Pavel Gusev. Letra janë të tilla. Dhoma Shoqërore në emër të anëtarëve të Komisionit për lirinë e fjalës me xhentilesë kërkon të shpjegohen mekanizmat e formimit të këtyre rejtingëve. Kretere të tillë, se kë intervistojnë? Gusev bëri anketimin e vet-kontaktoi me kolegë nga tre vende të ndryshme: ata, si edhe ai vet, askush asnjëherë nuk e ka pyetur për asgjë, as nga “Reporterët pa kufi”, as nga ndonjë organizatë tjetër, e cila ka dëshirë ti vendosë Rusisë  “nota të këqia” për lirinë e fjalës, si “Freadom House”. Për atje anëtarët e Dhomës Shoqërore shkruan një letërxhentile. Probleme për lirinë e fjalës ka në të gjitha vendet, ndër të tjera edhe në Rusi, ky është fakt. Por edhe paragjykimi kundër Rusisë në organizatat ndërkombëtare, të cilat financohen nga Perëndimi, gjithashtu është fakt. “Rusinë deri më sot “për inerci” shumë e konsiderojnë vend totalitar. Përveç kësaj për SHBA-s dhe Britaninë e Madhe është me leverdi të gjykojnë kështu. Ne ndodhemi në situatën e konkurencës botërore. Por të vihet Rusia për nga niveli i lirisë së fjalës afër me Kongon , kjo padyshim është marrëzi”, mendon kryeredaktori i kampionit tjetër rus për nga numri i tirazheve- gazeta “Komsomolskaja pravda” Vladimir Sungorkin. Letrat nga Dhoma Shoqërore, sigurisht, nuk kanë synim të fyejë organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ato duhet të vlerësohen si ftesë për shfaqur më shumë objektivitet, qëndrim adekuat dhe propozim “xhentil”  për të mbajtur përgjegjësi për fjalët e veta. Kjo si fillim.