Vendet e BE-së do të krijojnë mekanizma të rinj të mbrojtjes së valutës europiane dhe garantimit të stabilitetit financiar të zonës së euros. Për këtë ranë dakort liderët e shteteve të BE dhe Brukselit. Në Traktatin e Lisbonës-Kushtetuta e BE-së do të bëhen ndryshimet përkatëse. Reforma e zonës së euros parashikon rreptësim të kontrollit për vendimet makroekonomike të vendeve anëtare të BE-së dhe vendosjen e sanksioneve të reja kundër shkelësve të disiplinës buxhetore. Në veçanti, sipas propozimit të Gjermanisë, në projektdokument është shtuar pika për heqjen e përkohëshme të zërit në Këshillin e BE-së vendit që shkel këto marrëveshje.