Një nga samitet më të ndërlikuar në gjithë historinë pothuajse 60-vjeçare të ekzistencës së Bashkimit Europian u hap në Bruksel. Ai i kushtohet, në radhë të parë, problemeve ekonomiko-financiare me të cilat u ndesh BE në fazën aktuale të krizës globale. Në qendër të diskutimeve është iniciativa franko-gjermane, e cila parashikon rishikimin e një sërë dispozitave të dokumenteve bazë të BE, dhe, në radhë të parë, Marrëveshjes së Lisbonës e cila ka karakter konstitucional.