Eksporti i armatimeve i Rusisë gjatë këtij viti do ti tejkalojë të 10 miliardë dollarët, deklaroi Drejtori i përgjithshëm i Ndërmarrjes Federale Shtetërore Unitare “Rosoboroneksport” Anatoli Isajkin. Vitin e kaluar ky tregues përbëri 8,5 miliardë $. Aktualisht korporata shet disa mijëra artikuj të destinacionit ushtakak. Vetëm me Libinë dhe Arabinë Saudite janë përfunduar kontrata me shumë rreth 15 miliardë dollarë. “Rosoboroneksport”  është kompania e vetme në Rusi që merret me eksportin e gjithë spektrit të produktit, ofrimit të shërbimeve dhe teknologjive të destinacionit ushtarak dhe të dyfishtë (ushtarak dhe civil).