Incidenti që ndodhi me raketat balistike ndërkontinentale amerikane, kur Petagoni humbi përkohësisht kontrollin ndaj drejtimit të tyre, kërkon një hetim mjaft serioz, mendon deputeti i Dumës Shtetërore të Rusisë, ish Sekretari i Këshillit të Sigurimit Andrei Kokoshin. Në intervistën e vet dhënë Agjencisë “Interfax” ai theksoi, se sistemet e komandimit luftarak duhet të jenë të dubluara disa herë dhe të ndodhen nën kontrollin e vazhdueshëm të komandës dhe shërbimeve teknike. Sepse kjo është çështje që ka të bëjë me sigurinë dhe stabilitetin global, vuri në dukje Kokoshin.