Në Moskë shpresojnë në përfundimin sa më të shpejtë me Poloninë të marrëveshjes mbi liberalizimin e rregullit të kalimit të kufirit nga banorët e qarkut pranëkufitar me të Kaliningradit - rajonit më perëndimor rus. Kjo temë është një ndër më kryesoret në negociatat që po zhvillon në Varshavë Kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov. Rregullorja europiane përcakton si rajon kufitar zonën 30-kilometërshe. Sergei Lavrov dhe homologu i tij polak Radoslaw Sikorski propozojnë përhapjen e veprimit të marrëveshjes së ardhshme në gjithë territorin e qarkut të Kaliningradit dhe rajoneve të Polonisë që kanë kufi të përbashkët me të.