Shkarko audiofailin


Në vigjilje të samitit Rusi-NATO në Lisbonë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Anders Fogh Rasmussen e përcaktoi dhënien e pëlqimit të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev për pjesëmarrje në këtë takim me termin “riformatim”. Në vigjilje të samitit, më 5 nëntor, gjatë vizitës së vet në Moskë ai do të takohet me udhëheqjen e Rusisë. Në qoftë se deri tani nocioni “riformatim” kishte të bënte vetëm me marrëdhëniet ruso-amerikane, aktualisht përfaqësuesit e NATO-s po i japin atij një kuptim të ri. Por tani për tani drejtimi më kryesor në të cilën Rusia dhe Aleanca kanë perspektiva të mira për bashkëpunimin midis tyre është Afganistani. Funksionon për mrekulli tranziti i mallrave ushtarake për trupat e koalicionit nëpërmjet territorit rus. Bashkëveprojnë të dyja palët edhe në luftën kundër narkotrafikut afgan. Ekziston të kuptuarit prej palëve të përgjegjësisë së përgjithshme në luftën me terrorizmin ndërkombëtar. Përsa i përket fjalëve e deklaratave të shprehura mbi pjesëmarrjen e Rusisë në planet për krijimin e sistemit europian të mbrojtjes antiraket, këtu ka shumë gjëra të paqarta. Moska dëshiron të marrë përgjigje në lidhje me problemet më elementare. Për tu mbrojtur nga kush destinohet kjo “ombrellë raketore” në qoftë se nuk është bërë bile as edhe një analizë serioze e rreziqeve kërcënuese? Referimet tek Irani dhe Koreja e Veriut, si burime potenciale sulmi, nuk janë aspak serioze. Dimitri Medvediev javën e kaluar pas takimit me homologët e vet nga Gjermania dhe Franca në Deauville deklaroi mbi gatishmërinë e diskutimit të temës së Mbrojtjes së përbashkët Antiraket (MAR). Por theksoi gjatë kësaj, se në NATO fillimisht duhet të perceptojë qartë për veten e tyre se nga ç’këndvështim e vërejnë ingranimin e Rusisë në këtë sistem. Një nga kushtet e pjesëmarrjes së mundshme të Rusisë në projektin në fjalë është barazia e plotë e të gjithë pjesëmarrësve. Oficerët tanë nuk duhet të jenë vetëm ekskursionistë në Qendrën e drejtimit të këtij sistemi. Një mendim të tillë shprehu në bisedën e zhvilluar me radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Presidenti i Institutit rus të analizës dhe vlerësimeve strategjike Aleksandër Konovallov. Në fakt, ai evidentoi një tjetër moment, megjithëse të diskutueshëm, në synimin e NATO-s për ingranimin e Rusisë në mbrojtjen europiane antiraket. “- Shtetet europiane ndjenë domosdoshmërinë për të rritur disi distancimin nga politika e SHBA me qëllim që të mos jenë 101% të varur nga vullneti e dëshirat e përtej oqeanit. Por kjo nuk do të thotë aspak se ato duan të grinden, të prishin marrëdhëniet me Amerikën. Shtetet europiane duan thjesht të kenë pak më tepër liri në zgjedhjen e strategjive të mundshme. Ndërsa për këtë Europës i duhet medoemos bashkëpunimi me Rusinë”, - konkludon Aleksandër Konovallov. Po ashtu si dhe Rusisë bashkëpunimi me Europën - do të shtonim ne nga ana jonë. Në botën bashkëkohore është e pamundur të arrihet garantimi i sigurisë së një shteti për llogari të një tjetri. Bota është kaq e ndërlidhur, saqë nuk fal të tilla gabime, iluzione. Atëhere edhe “rifomatimi” në marrëdhëniet e Rusisë dhe NATO-s do të mbushej me përmbajtje të vërtetë.